Më poshte po rendisim disa nga hidromasazhe dhe lodrat e ujit më të përdorshme.
Hidromasazhe me Ajër
Eshte nje vend I vecante Brenda vaskes se pishines apo jashte saj ne te cilin del ajer me presion. Eshte I efektshem per terapine e muskujve. Janë në dy forma: -Në formë shkalle -Në formë krevati
Hidromasazhe me Uje
Eshte nje vend I vecante Brenda vaskes se pishines apo jashte saj ne te cilin del uje me presion. Eshte I efektshem per terapine e muskujve.
Hidromasazhe me Uje nga dyshemeja
Ne nje vend te vecante te vaskes se pishines del uje ose ajer me presion
Kundra rryme me nje gryke apo me dy gryka
Kundra rrymat janë pajisje që nxjerrin uje me presion dhe të lejojnë të notosh në të kundërt. Në një farë mënyre keto e zmadhojne gjatësine e pishinës.
Këpurdhat
Janë lodra per fëmije qe e hedhin ujin ne forme kepurdhe dhe jane te vogla me lartesi 1,5m dhe me lartesi 3m.
Ombrellat
Janë lodra per fëmije qe e hedhin ujin ne forme ombrelle me lartësi 3m.
Pelikanët
Nga pjesa e murit të pishinës pelikanët hedhin ujë me lartësi dhe volume të ndryshme
Ujvara
Nga nje lartësi e përcaktuar nga arkitekti, del një perde uji ne formë ujvare. Jane me gjatësi të ndryshme dhe me spesor te ndryshëm të perdes.