Profili Kompanisë

Historik

Tregu i pishinave në Shqipëri është nje treg i ri. Kompania POWATEC me aktivitetin e saj që nga viti 1999, është kompania e parë që ushtron aktivitetin e saj në fushën e pishinave dhe të aktiviteteve tjera që lidhen me këtë fushë, pra praktikisht e ka krijuar këtë treg. Që nga ajo kohë ne kemi krijuar një profil të veçantë nga pikpamja profesionale, e shërbimit dhe e cilësisë. Aktualisht POWATEC ka ndërtuar më shumë se 300 pishina të hapura dhe të mbyllura, publike dhe private, praktikisht në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Kompania POWATEC zotëron më shumë se 70% të tregut të pishinave.

 

Objektivi ynë kryesor është që të ofrojme të gjitha zgjidhjet teknike për çdo lloj pishine, parqesh akuatike, sauna profesionale, banjo turke, shatërvane publike dhe SPA, duke filluar që nga orientimi arkitektonik, projekti dhe ndërtimi.

POWATEC ofron gjithashtu ndërtimin e pishinës, hidroizolimin dhe veshjen me pllaka të saj, me materiale të cilësisë më të lartë gjermane. Pra në varësi te kërkesave të klientit, ne punojmë me çelësa në dorë.
Kompania jonë ka një degë të veçantë të saj shërbimin e mirëmbajtjes së pishinës si gjatë sezonit ashtu edhe gjatë periudhës së dimrit. Ekipi ynë i specializuar në këtë drejtim, ka merituar gjithnjë përgëzimet e klientëve tanë.

POWATEC është filial i kompanisë Gjermane POWATEC e cila renditet ndër dhjetë firmat më të mira në fushën e pishinave në Republikën Federale të Gjermanisë.

POWATEC ofron të gjitha llojet e pishinave rezidenciale.