Wellness

WELLNESS

WELLNESS

Termi WELLNESS është simbol i shëndetit, mirëqënies, relaksit…Qëllimi është shendeti fizik dhe mendor i klientëve. Në dekadat e fundit rritja e vazhdueshme e kujdesit për vehten dhe për mirëqënien personale ka rritur shumë interesin për Qëndrat SPA dhe Balneoterapitë.

Në vitet e fundit qëndrat termale terapeutike i kanë lënë vendin komplekseve të WEllness-it si në komplekse sportive ashtu edhe në hotele. Këto qëndra janë gjithnjë e më tepër të frekuentuara.
Atje ku më prë ka patur një pishinë tani gjënden edhe qëndra SPA apo sauna.

POWATEC duke ndjekur hapin e kohës ka përgatitur një staf të kualifikuar për projektimin, ndërtimin dhe furnizimin me materialet e nevojshme të qëndrave të SPA, duke propozuar zgjidhje të personalizuara për të gjitha llojet e trajtimeve.

Tendencat e sotme të projektimit të hapsirave WELLNESS janë që ti afrohen sa më shumë natyrës. Ne analizojmë dejtajet për të modeluar dhe krijuar qëndra sa më ideale për klientët tanë. Ne ndihmojmë që nga idea fillestare deri në projektin final.

Zona e temperaturës

Ne këtë zone hyjnë të gjithë elementët e nxehtësise sic janë Saunat Finlandeze, Saunat me rreze infra të kuqe dhe banjot me avull. Ne këtë kategori hyjne gjithashtu edhe burimet e akullit dhe sallat me ftohje. Ne propozojmë kontrastin biotermik perfekt për të arritur një ekuilibër ideal midis nxehtësisë dhe mirëqënies.

Te projektosh vendosjen e një saune gjatë rinovimit të shtëpisë është gjëja më normle. I vetmi problem në këtë drejtim është hapsira. Ne do t’Ju rekomandojmë sauna për cdo hapsirë qe Ju keni ne dispozicion.
Sauna ofron heqjen e stresit, rregullimin e qarkullimit të gjakut, dhimbjen e muskujve dhe relaksin fizik dhe mendor.

Zona e ujit

POWATEC propozon gjithshka për të realizuar një trajtim me ujë si hidromasazhe të të gjitha llojeve, kaskada, ndriceme relaksuese etj

Zona e Trajtimeve

Zona e trajtimeve përmban të gjitha pajisjet e nevojshme për trajtimet e trupit. Banjo trajtimesh, kabina spa të projektuara posacërisht për relax dhe mirëqëninen e trupit.

Zona Relaks

Mënyra më e mirë për të finalizuar një sesion WELLNESS është të shfrytëzosh një hapësirë të projektuar posaçërisht për të rifituar aftësitë dhe për të rimarrë forcat. Ndenjëset me ngrohtësi lejojnë një relaks total dhe garantojnë një shlodhje të përgjithëshme të trupit dhe mëndjes.