Hidroizolimi

Hidroizolimi

Materialet dhe teknologjitë më cilësore të hidroizolimit

Vetëm në rastet e veshjes së pishinës me Liner nuk është I domosdoshëm hidroizolimi. Në të gjitha rastet e tjera vaska e pishinës duhet të hidroizolohet. POWATEC siguron në tregun shqiptar materialet dhe teknologjitë më cilësore të hidroizolimit në bashkëpunim me firmën e mirënjohur gjermane REMMERS. www.remmers.de  

Teknologjia Remmers

  • Lyerja e vaskës së pishinës me primerin Kiessol. Ne rast se muri I betonit është I thatë Kiessol përzihet me 30% uje. Ky primer ka vetinë që të penetrojë në mikro te carrat e betonit dhe ti mbushë ato. Mbasi thahet betoni nuk mban më njolla uji.
  • Në pjesën ku bashkohet muri vertikal me dyshemenë e vaskes së pishinës vendoset banda hidroizoluese.
  • Pergatitet llaci hidroizolues Elastoshlemme. Ky është e një llac me dy komponentë. Përzihen dy komponentët me përzjerës elektrik për 5 minuta dersa të krijohet nje masë uniforme. Më pas patinohet në mënyrë uniforme siperfaqja. Lihet të thahet 24 orë.
  • Përgatitet kolla speciale për vendosjen e pllakave sipas instruksionit.
  • Vendosen pllakat sipas projektit
  • Përgatitet bojaku special me bazë rrëshire. Bashkohen 2 komponentët dhe perzihen me perzjeres elektrik për 5 minuta derisa të krijohet nje masë uniforme. Mbushen fugat me shpatull dhe më pas fërkohet sipërfaqja me sfungjer dhe me uje të ngrohtë. Rekomandohet që vendsja e bojaku me bazë rrëshire të bëhet ne teperatura nga 5-15 gradë celcius.

Për më shumë konsultoni kartelat teknike të produkteve Remmers që përdoren nga ana jonë.

Më poshtë po japim disa aplikime te remmers:

Bodrume

  • Të mbrojtura nga lagështia dhe të thata
  • Hidroizolime bodrumesh nga ana e brëndeshme dhe në një ditë
  • Barriera horizontale kundër ngritjes së lagështisë
  • Sipërfaqe kundërlagështisë që penetron në mure

Problemi

Për shkak të difekteve gjatë ndërtimit, zakonisht ndërtesat e vjetra, nuk janë të mbrojtura plotësisht nga lagështia në muret anësore, lagështia që ngrihet nga dyshemeja apo nga kriprat që zakonisht shoqërojnë lagështinë. Në shumicën e rasteve më shumë se gjysma e ndërtesave të vjetra apo objekte të reja të ndërtuara keq, kanë lagështi në katet përdhese në bodrume apo në bazamente.

Kjo lloj lagështie që penetron ka 137 varg efektesh negative:

Efekte strukturale:Dëmtim i suvatimeve dhe i finiturave të brëndëshme të objektit
Higjena/Shëndeti:Formimi i minikëpurdhave, mykut dhe përhapja e tyre në ajër, janë të dëmshme për shëndetin.
Hapsirat e jetesës:Dëmtim i veshjeve zbukuruese të mureve (dru apo letër).
Punë ndërtimi:Kristale të bardha kripe, çarje muresh.
Teknikë:Humbje e fortësisë dhe lidhje e dobët e shtresave të ndërtimit.
Klima e ambientit:Nuk janë ambiente të përshtatëshme për ndenje, kanë ngrohje jo të mjaftushme dhe harxhim për ngrohje më të madh.

 

Shkaku

Uji në bashkëveprim me kriprat është shkaku i dëmtimit të ndërtesave, duke shkaktuar një humbje të nxehtësisë dhe duke krijuar një ambient jo të përshtatshëm për të jetuar. Lagështia kapilare që ngrihet në mure.

Kur lagështia avullon, kripërat transportohen dhe depozitohen në mure. Ky proçes përsëritet në mënyrë të vazhdueshme duke dëmtuar paretet nga jashtë dhe nga brënda. Lagështia duke penetruar dëmton pjesët e ndërtimeve të fshehura. Efekti higroskopik është aftësia e kriprave për thithur lagështinë e ajrit dhe si rezultat dëmtojnë sipërfaqet e mureve të jashtme dhe të brëndshme të ndërtesës.

Kondesimi ndodh kur lagështia e ajrit të ftohtë konvertohet në ujë në muret e ndërtesës. Uji i shiut deperton në fasadën e ndërtesës duke dëmtuar strukturat.

Zgjidhja

Aida Kiesol-System për hidroizolimin e bodrumeve nga brenda.
Rruga më e përshtatshme për një hidroizoilim permanent të kateve të para, bodrumeve dhe plintave të ndërtesave.

Hidroizolim brënda ditës:Aplikimi i shtresave bëhet mbi sipërfaqe të lagur të murit.
Materiali i provuar prej disa dhjetëvjeçarëve:Systemi Aida Kiesol është përdorur me rezultat të garantuar në dhjetra ndërtesa prej 40 vitesh.
I përshtatshëm për ndalimin e kriprave dhe mykraveSystemi Aida Kiesol stabilizon dhe ndalon kriprat dhe myqet që dalin nga lagështia,  duke siguruar një hidroizolim afatgjatë.
Efekt i thellë i silikonizimitPunimet kundër lagështisë me këtë sistem penetrojnë në thellësi të mureve.



Aida Injection Cream/Fluids

Injeksion ne muret e brendeshme apo te jashteme per ndalimin e ngritjes se lageshtise, me Aida Injection Cream/Fluids.

Përgatitja: Hiqen shtresat e vjetra, bojrat etj.
Para trajtim: Silikonizim dhe suvatim dorë e parë me Aida Kiesol dhe Aida Sulfatex Grout.
Paratrajtim: Mbyllen vrimat e dukshme, plasaritjet etj  me Funcosil Undercoat Render.

Hidroizolim me silikonizim

Hidroizolim me silikonizim dhe dore e dytë me Aida Kiesol dhe Aida Sulfatex Grout.

  • Shtresë me Aida Sulfatex Grout si shtresë fino
  • Shtresë me Funcosil 1 L Restoration
  • Hidroizolimi i qosheve me Aida Repellent Mortar
  • Përgatitja/Para përgatitja e punimeve
  • Punime hidroizolimi
  • Finitura
  • Para trajtim: Mbushja e plasaritjeve me Rofaplast pur Injection Resin

Avantazhet

Bodrumet që janë restauruar me Aida Kiesol System rrisin sipërfaqen e banueshme, krijojnë më shumë konfort në shtëpi dhe në planin afatgjatë kursejnë të ardhurat.

Fitohet sipërfaqe që më parë nuk banohej:Kur merren në konsideratë parametrat e ventilimit dhe të ndriçimit, hidroizolimi dhe restaurimi i   bodrumeve i bën ato të banueshme dhe sipërfaqe që mund të shfrytëzohen për lavanteri, salla etj.
Vlerat tregtare:Duke larguar lagështinë nga bodrumet i rritet edhe vlera komerciale e ndërtesës.
Rritja e vlerës:Hidroizolimi i mirë i bodrumeve rrit në mënyrë të konsiderueshme cilësinë e jetesës së shtëpisë
Ul kostot e ngrohjes së ndërtesës:Duke penguar lagështinë të ngjitet, bodrumi i   hidroizoluar ul kostot e ngrohjes së gjithë godinës.

Hidroizolimi i mureve

Hidroizolimi i mureve të bodrumeve me bashkime dhe më nënshtresa

Përgatitja e nënshtresës:Hiqet shtresa e dyshemesë afërsisht 10 cm nga muri 
Hidroizolimi:Sprucohet Aida Kiesol
(1:1 me ujë)
 
Aplikimi:0,2kg/m2 Aida KiesolAplikohet një dore e parë Aida Sulfatex Grout me metoden “wet-on-  wet”. Aida Kiesol do të absorbohet nga muri i lagur.



Hidroizolimi i mureve

Aplikimi:2kg/m2 Aida Sulfatex GroutNë bashkimin e dyshemesë me murin anësor realizohet një mbushje me rreze afërsisht 5cm duke përdorur: Aida Repellent Mortar
Aplikimi:3kg/m Aida Repellent MortarRealizohet një sprucim i dytë me Aida Kiesol (1:1 me ujë). Dorë e dytë me Aida Sulfatex Grout me metoden “wet-on- wet”.
Aplikimi:0,2kg/m2 Aida Kiesol dhe 2kg/m2 Aida Sulfatex Grout 
Hidroizolimi kundër ujit me presion:Një silikonizim i tretë mund të aplikohet më e shumta të nesermen e hidroizolimit të parë. 



Përgatitja e nënshtresës

Hiqet tëresisht suvaja e vjetër, boja etj të paktën 30 cm mbi dhe nën sipërfaqen e dëmtuar. Pastrohen mirë bashkimet mur-dysheme, fugat etj.

Para trajtimi i  nënshtresës

Sprucohet Aida Kiesol
(1:1 me ujë)

 
Aplikimi:0,2kg/m2 Aida KiesolAplikohet një dorë e parë Aida Sulfatex Grout me metodën “wet-on-wet”. Aida Kiesol do të absorbohet nga muri i lagur.
Aplikimi:2kg/m2 Aida Sulfatex GroutNdiqet e njëjta metodë për suvatimin dhe stukohen me kujdes sipërfaqet bashkuese me Funcosil Undercoat Render
Aplikimi:9kg/m2 Funcosil Undercoat Render për 10mm trashësi shtresë 
HidroizolimiStukohet me një shtresë me rreze 5cm bashkimi mur dysheme duke
përdorur materialin Aida Repellent Mortar. Suvatohet sipërfaqja duke përdorur fillimisht Aida Kiesol (1:1 me ujë)
Dhe më pas me Aida Sulfa tex Grout me metodën “wet – to – wet”
Aplikimi:0,2kg/m2 Aida Kiesol dhe 2kg/m2 Aida Sulfatex Grout

 

Restaurim

Restaurim dhe ruajtje e monumenteve – Konsolidimi i gurit natyror

Qëllimi i konsolidimit të gurit me konsoliduesit e linjës Funcosil është t’i jepet përsëri gurit profili solid që ka humbur me kohën për shkak të gërryerjeve. Veprimi i konsoliduesve Remmers nuk e ndryshon natyrën fizike e mekanike të gurit siç është rasti i tempujve në Angkor (Kamboxha). Përdorimi i kombinuar i Funcosil Steinfestiger 100 (Konsolidues për gurë 100) dhe të Funcosil KSE 300 E (Konsolidues elastik 300 E).

Rindërtimi i gurit natyror

Linja di malte për restaurimin Fncosil Restauriermortel respekton gurët e ndryshëm që ndodhen nën mbishtresën. Mbishtresë nga 0 mm deri në trashësinë e dëshiruar dhe riprodhim del grano origjinal të gurit që po trajtohet.Mbrojtje e metëjshme dhe ngjyrim me mbulesën prej silikone Funcosil Historic Lasur (detaj i Portes së Brandeburgut, Berlin).

Sistemet e lyerjes

Sistemet e lyerjes me bazë gëlqere të pastër

Prodhime të përdorura të linjës Funcosil Historic: Lyerje me gëlqere, lyerja e ndërmjetme me gëlqere, stukimi i imët dhe stukimi i trashë me gëlqere, ngjyrues të fortë me gëlqere.