Arkitektura e Pishines

Arkitektura e Pishinës

Game e gjerë zgjidhjesh arkitektonike

Bota e pishinës nuk është larg tendencave të sotme të shoqërise që prodhimet dhe shërbimet të ruajnë natyrën dhe ta respektojnë atë. Koncepte si ruajtja e energjisë, kursimi i ujit apo zvogëlimi i nivelit të zhurmave janë gjithnjë e më shumë kërkesa të klientevë tanë. Firma POWATEC ofron një game të gjerë zgjidhjesh arkitektonike dhe projektuese në përmbushje të kërkesave të klientëve tanë.

Zgjedhja e një shtëpie ku do të banojmë nuk është një zgjedhje e lehtë dhe në masën më të madhe përcakton edhe personalitetin tonë. E tillë është edhe zgjedhja e pishinës. Gama e zgjidhjeve që Kompania jonë ofron kënaqin edhe klientin më kërkues dhe përmbushin normat më të përparuara europiane.

Njohuritë dhe eksperienca e POWATEC

Sot gjithnjë e më shumë familje e biznese kanë pishinat e tyre. POWATEC me njohuritë dhe eksperiencën që ka, ndihmon klientët për të zgjedhur sa më mirë pishinën që i përshtatet si nga ana e funksionit ashtu edhe nga ana e buxhetit.

Është mirë të dihen dhe të merren parasysh nga ana e klientit të gjitha aspektet për të zgjedhur pishinën që i përshtatet më shumë.

Përmasat

Përmasat dhe dimesionet e pishinës varen nga lloji i aktivitetit që do të zhvillohet si dhe vendi që klienti ka në dispozicion. Në rastin e pishinave private llogariten mesatarisht 4-6m2 sipërfaqe uji për çdo person të familjes. Një sipërfaqe 20-30m2 është ekonomike dhe e mjaftueshme për një familje.

Forma

Format më të përdorëshmë janë ato drejtkëndore dhe të harkuara. Forma e pishinës është gjithmonë në funksion të biznesit që do të organizohet më mbrapa. Format drejtkëndore jane format më të përdorëshmë dhe më të lehta për tu realizuar, ndërsa format harkore përshtaten më shumë me kopshtet dhe ambientet e tjera të vilës. 

Thellësia

Thellësia e vaskës së pishinës varet mënyra se si do të shfrytëzohet pishina. Gjithmonë duhet optimizuar thellësia në mënyrë që të mos kemi volume të tepërta uji të cilat i qarkullojmë me energji elektrike dhe i trajtojmë me kimikate duke shtuar artificialisht shpenzimet e mirëmbajtjes së pishinës.
Një thellësi e vetme rekomandohet për pishinat familjare të cilat mund të kenë edhe nje thyerje deri në thellësinë 2m për vendosjen e një trampoline.
Thellësia me plan të pjerrët rekomandohet për pishina publike rilaksi .
Thellësia në formë piramidale rekomandohet për pishinat e hedhjes me thellësi minimale mbi 2m.

Veshja e Pishinës

Veshja e pishinës është e rëndësishme jo vetëm nga ana estetike por edhe si përcaktuese e mirëmbajtjes që do ti bëhet më pas.
POWATEC ofron të gjitha mënyrat e mundëshme të veshjes.

Veshje me Liner

Mbasi realizohen muret e betonit të pishinës veshja mund te bëhet me një material plastik që ngjitet me një teknikë të caktuar. Llojet e linerit mund të zgjidhen sipas një katalogu profesional.

Veshje me pllaka mozaik

Realizohen veshje me kombinime të modeleve dhe ngjyrave sipas shijeve të klientit. Pllakat mozaik mund të jenë gres porcelanate ose xham. Rekomandohen për sipërfaqe harkore të pishinave.

Veshje me pllaka pishine standart

Këto janë pllakat qe pëdoren më tepër në veshjet e pishinave.

Lyerje me bojë pishine

Një mënyrë ekonomike për veshjen e sipërfaqes së pishinës është lyerja me bojë speciale pishine. Ngjyrat e saj janë në varësi të shijeve të klientit.

Zona rreth Pishinës

Zona që qarkon pishinën është pjesë e pandarë e saj.  Në përcaktimin e përmasave dhe formës së saj duhen mbajtur mirë parasysh aspekte estetike, funksionale dhe të mirëmbajtjes. Materialet më të përdorëshme janë: betoni dhe më tej veshja me pllaka, tapet bari, veshje me gurë dekorativ, dysheme druri etj.

Shkallët

Shkallët janë pjesë  e anës estetike dhe dekorative të pishinës por në të njejten kohë janë edhe një element i sigurisë që lehtësojnë hyrjen në të. Shkallët mund të jenë inoxi me forma të ndryshme si dhe shkalle betoni që derdhen gjatë betonimit të vaskës së pishinës.

Ndriçimi

Ndriçimi nënujor i pishinës ka vlerë jo vetëm dekorative por na lejon të shfrytëzojme pishinën edhe natën. Nga ana tjetër ndriçimi nënujor krijon një ambient të këndshëm si për pishinën ashtu edhe për zonën rreth saj. Ndriçimi mund të realizohet me ndriçues të zakonshëm 300W 12V ose me ndriçues me ngjyra që i ndryshojnë ato në mënyrë të vazhdueshme. Te gjithë ndriçuesit janë hermetikë dhe shkallë sigurie IP65.

Per me teper lexoni revisten: Schwimbad und Sauna