Legjislacion

Legjislacion

Legjislacioni në fushën e pishinave në Shqipëri është i pakët ose thuajse mungon. Së  bashku me specialistët më të mirë të Institutit te Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetsisë, Kompania POWATEC po punon për një legjislacion bashkëkohor në këtë fushë. Më poshtë po japim projekt rregulloren për Pishinat që do të aprovohet së shpejti nga Këshilli i Ministrave

Rregullore

Rregullore Higjieno – Sanitare për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e pishinave për përdorim notimi

Rregullat e këtij akti i përkasin pishinave publike dhe/ose private të destinuara për përdorim publik, të administrimit komunal dhe pishina për përdorim kolektiv, të cilat janë të vendosura në struktura të ndryshme si hotele, kamping, komplekse notimi dhe të ngjashme me to apo edhe në subjekte të ndryshme si palestra në shërbim të kolektivave, klientëve ose anëtarëve të saj.

Përkufizimi i pishinës dhe përdoruesve :

a.1. Përkufizohet si pishinë nje kompleks i paisur për larje dhe që ka një ose më shumë basene artificiale që përdoren për aktivitet rekreativ, sportiv, formativ dhe terapeutik që ushtrohet në ujin e këtyre basenëve;
a.2. Pishinat për “përdorim terapeutik” dhe “termale” quhen ato pishina në të cilat zhvillohen dhe/ose kryhen aktivitete të kurimit dhe rehabilitimit; në këto struktura nuk zbatohen rregullat e këtij akti.
a.3.Vaskë e pishinave, quhet një basen artficial, në të cilën uji përdoret për shumë “turne” aktiviteti, me riperdorim dhe boshatisje periodike dhe mbahet në kushte që parashikohen në këtë akt, nëpërmjet impianteve të trajtimit, në varësi të basenit të pishinës.
a.5. Βasenε larje quhen ato basene artificiale që furnizohen me ujë sipërfaqësor të klasifikuar si ujë larje mbeshtetur në rregullat në fuqi. Në këto basene uji që përdoret mbahet në kushte të njëjta nëpërmjet futjes së sasive të ujit të njëjtë në mënyrë  të vazhdueshme, sipas disa rregullave teknike dhe mundësive të vetë basenit(i diskutueshem?).

Përdoruesit

Përdoruesit e pishinave ndahen në :

b.1 “Frekuentues” të gjitha ata persona që ndodhen në territorin e pishinës;
b.2 “Përdorues” janë persona që lahen dhe që janë në seksionin e pishinave;

Klasifikimi i pishinave

Sipas përkufizimeve higjieno – sanitare pishinat klasifikohen në bazë të disa kritereve : destinacionit, karakteristikave mjedisore dhe strukturale dhe tipit të përdorimit.

a. Kompleks pishinash, ku përfshihen basene për notim, gara noti, zhytje dhe për fëmijë;
b. Një pishinë e vetme, qoftë kjo pranë një strukture hoteliere ose jo (e vetme);

Sipas formës së ndërtimit dhe dimensioneve, klasifikohen :

1. Pishinë katër këndëshe dhe olimpike;
2. Pishinë me formë të çrregullt;

Ndarja e pishinave

Në bazë të karakteristikave strukturale dhe mjedisore pishinat ndahen sipas tipeve të mëposhtme :

Tipi 1 : Pishina të zbuluara : që perbehen nga komplekse me një ose më shumë basene artificiale me ose pa kufi brënda strukturës ;
Tipi 2 : Pishina të mbuluara, përbëhet nga komplekse me një ose më shumë basene artificiale të kufizuara nga struktura ekzistuese;
Tipi 3 : Pishina  e tipit miks, ku përfshihen basene të hapura ose të mbuluara që (mund) përdoren njëkohësisht;
Tipi 4 : Pishina të tipit të konvertueshme, janë ato komplekse me një ose më shumë struktura/basene, që sipas kushteve atmosferike mund të përdoren të hapura ose të mbuluara.

Llojet e pishinave

Tipi -a : Pishina për notarët dhe për stërvitje noti të destinuara për aktivitete, të përcaktuara nga Federata e Notit;
Tipi -b : Pishina për zhytje dhe aktivitete nënujore, që shërbejnë për ushtrim të këtij aktiviteti sipas normave respektive të Federates së Notit (sporteve të ujit);
Tipi –c : Pishina për lojra (rekreative) që kanë strukturë morfologjike dhe funksionale që janë të përshtateshme për lojra dhe larje;
Tipi –d : Pishina për fëmijë, të cilat kanë ndërtim morfologjike dhe funksional të tillë, që thellësia të mos kaloje 60 cm dhe që janë të përshtateshme vetëm për fëmijët;
Tipi –e : Pishina polifunksionale, të cilat kanë karakteristika morfologjike dhe funksionale të tilla që i bëjnë ato të përshtatshme për shumë funksione lojra, larje, gara, zhytje, etj.
Tipi –f : Pishina rekreative të paisura, të cilat kanë karakteristika dhe paisje të veçanta për rrëshqitje, sistem të formimit të dallgëve, fund të levizshëm, etj.

Klasifikimi ne baze te ujit

Në bazë të ujit që përdoret, klasifikohen :

Tipi 1 – Pishina me uje te embel dhe qe furnizimi behet nepermjet rrjetit te furnizimit me uje te pijshem dhe / ose pus shpim;
Tipi 2 – Pishina me ujë të kripur ose ujë deti;

Dhënia e lejeve për ndërtim/funksionim :

Leja higjieno – sanitare jepet nga strukturat e shëndetit publik rajonal dhe/ose rrethi;
Per dhënien e lejes higjieniko – shëndetësore është e nevojshme plotësimi i disa kërkesave respektive :

Kërkese nga subjekti juridik apo fizik;

  • Hartë projekt i zonës së pishinës (gent plani i vendosjes);
  • Tipi i pishinës;
  • Burimi i furnizimit me ujë të pishinës;
  • Numri maksimal i përdoruesve të parashikuar;
  • Përgjegjësi-administratori i pishinës;
  • Relacion teknik ku do të përshkruhen metodat dhe llojet e impianteve të trajtimit te ujit, kanalizimeve, shkarkimi;
  • Materialet e ndërtimit dhe dimensionet e pishinës;
  • Tipi i pastrimit të ujit (metodologjia e tij).

Përcaktimi i personelit

Me qellim të sigurimit të normave të higjienës dhe funksionimit korrekt të impiantit të pishinës jepen disa nga kërkesat e përgjithshme që duhet të merren në konsiderat në përzgjedhjen e  personelit të pishinës.

  • Përgjegjësi – administratori i pishinës është individi që mban përgjegjësi juridike për gjithë menaxhimin e kësaj strukture;
  • Punonjësi përgjegjës i impianteve teknologjike është individi që garanton funksionimin korrekt dhe mban përgjegjësi për të, si të pompave, impiantit të trajtimit të ujit, ngrohjes, ventilimit, ndriçimit, impianteve elektrike, kundër zjarrit, sigurimit, pastrimit, etj.
  • Personeli vëzhgues, është individi që siguron ruajtjen gjatë aktivitetit të larjes, nga pikëpamja e ndihmës së parë , etj.
  • Personeli administrues, vëzhgues, pastrues duhet të jenë të paisur me “librezë shëndetësore”, sipas rregullave të përcaktuara nga Ministri i Shëndetësisë.

Rregulla të brëndshme

Për çdo pishinë duhet të ketë një rregullore të brëndshme të organizimit/funksionimit; Rregullorja e brëndeshme duhet të jetë e afishuar dhe të jetë e zbatueshme nga të gjithë punonjësit dhe përdoruesit; Rregullorja duhet të jenë shkruar në shqip dhe anglisht.

Rekomandohet që çeshtjet kryesore të kësaj rregullore të jenë : orari i funksionimit, numuri i përgjithshëm i përdoruesve, rregullat higjienike që duhet të zbatohen gjatë qëndrimit dhe përdorimit në pishinë,etj.

Kontrolli higjieno – sanitari pishinës

Kontrolli higjieno – sanitari pishinës përfshin :

a. Kontrollin e  brëndshëm:

Kontrolli i brëndshëm realizohet nga një punonjës i caktuar nga përgjegjësi i pishinës, i cili duhet të jetë i trainuar; Trainimi i këtij punonjësi mund të behët nga institucionet e shëndetit publik dhe/ose nga subjekte të liçencuara në fushën e projektim/ndërtim/menaxhim të pishinave; Ky person duhet të ketë një “leje” të aftësimit të tij të lëshuar nga subjektet e sipërshënuara.

Kontrolli i brëndshëm përfshin:

  • Analizat e ujit të basenit të pishinës për parametrat e temperaturës, klorit të lirë dhe pH çdo 2 orë ( ose 1-2 herë në ditë);
  • Kontrollin periodik/ditor të mjediseve higjienike (dushe, WC, vaska e dezinfektimit të këmbëve, dhoma çveshje)
  • Evidentimin në një rregjister/fletore të rezultateve të analizave të kryera ;
  • Në planin e autokontrollit (kontrollit të brëndshëm) duhet të evidentohen edhe numri maksimal i personave që lahen në këtë pishinë gjatë kohës së funksionimit ditor;

Rezultatet e ekzaminimeve të kryera nga personi përgjegjës dhe evidenca e tyre duhet të ruhen për një periudhe kohe deri në 2 vjet dhe ky dokumentacion i vihet në dispozicion organeve të kontrollit të shëndetit publik (inspektoriatit shëndetësor shtetëror);

Kontrolli i jashtëm realizohet nga :

  • Inspektoriati Sanitarr Shtetëror, i cili sipas një plan/programi vjetor ushtron kontroll ne çdo pishinë, si më poshtë :
  • Në vlerësimin e planit të kontrollit të brendshëm;
  • Në kryerjen e inspektimeve higjieniko-shëndetësore të gjithë mjedisit;
  • Në kontrollin e dokumentacionit të kontrollit të brëndshëm (evidenca e kontrolleve të kryera);
  • Në vlerësimin e ujit të pishinave nëpërmjet  marrjes së mostrave dhe analizimit të tyre për tregues fiziko – kimike dhe mikrobiologjike;

Rezultatet e ekzaminimeve

Rezultatet e ekzaminimeve  janë për të vlerësuar gjëndjen në momentin e kampionimit;

Inspektoriati Sanitar Shtetëror, pas përfundimit të kontrollit dhe në zbatim të kësaj rregullore, ushtrojnë kompetencat e tyre dhe informojnë për gjëndjen  e konstatuar subjektin fizik/juridik dhe organet e pushtetit vendor apo institucione të tjera në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.

  • Për pishinat e hapura, kontrolli kryhet para fillimit të sezonit dhe ndërmjet tij;
  • Për pishinat e mbyllura, kontrolli planifikohet të bëhet 2-3 herë gjatë gjithë vitit; (a duhet kështu ?)

Kontroll ushtrohet edhe nga strukturat e tjera si :

  • Nga strukturat e pushtetit vendor;
  • Nga strukturat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
  • Nga strukturat e Ministërise së Mjedisit, Ujrave dhe Peshkimit

Impianti i trajtimit të ujrave

Kërkesat kryesore të impiantit të trajtimit të ujrave, duhet të :

  • Të garantojnë fuqinë e impiantit të trajtimit të ujit në raport me volumin e ujit në vaskë dhe ngarkesës ndotëse që realizohen nga numri i përdoruesve;
  • Të garantojë aktivitetin e notit (larjes) duke zbatuar kërkesat e sigurisë dhe vrojtimit;
  • Të garantojë funksionimin normal të pastrimit dhe trajtimit të ujit në pishinë; 
  • Të garantojë pastërtinë në dhomat e çveshjes, dusheve dhe të shërbimeve higjienike, të tjera;
  • Të sigurojë energji elektrike të vazhdueshme, për funksionimin e impiantit të trajtimit të ujit;
  • Të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme lëndet për trajtimin e ujit në pishinë;

Administrimi i pishinës

 Aspekte higjienike të administrimit të pishinës:

  • Në të gjitha mjediset e pishinës duhet të bëhet pastrimi ditor dhe dezinfektimi i sipërfaqeve, duke larguar çdo mbeturinë;
  • Në hyrje të kompleksit (pishinës) duhet të jetë e vendosur dhe e lexueshme/shikueshme  rregullorja e pishinës;
  • Ricikilimi i ujit në pishinë duhet të bëhet i vazhdueshëm;
  • Uji që del nga pishina nga përdoruesit nuk duhet të futet në pishinë, pa kaluar më parë në proçesin e domosdoshëm të trajtimit;
  • Çdo 12 muaj pishinat duhet të boshatisen plotësisht dhe të rimbushet me ujë të pastër (sipas normave të ujit të pijshëm).

Dispozita tekniko-sanitare

Çdo kompleks pishine duhet të ketë të ndarë mjediset për spektatorët dhe/nga personat që lahen, në mënyrë të tillë që të mos ndërhyjnë në prishjen e cilësisë së ujrave larës dhe ndotjen e mjedisit përreth;

Ujrat larës të mjediseve përreth pishinave duhet të largohen drejtë për drejtë në sistemin e kanalizimeve të ujrave të bardha/zeza të kompleksit të pishinës;

Rregullorja e pishines

Në hyrje të çdo pishine duhet të jetë ekspozuar në mënyrë të dukshme rregullorja në shumë gjuhë ( e preferueshme në anglisht, etj.) dhe ku të jepen rregullat e përgjithshme që duhet të zbatojnë përdoruesit, si :

  • Frekuentuesit para se të futen në pishinë duhet ti nënshtrohen një larje në dush;
  • Në rrugët ku ecet në këmbë është e këshillueshme të jenë prej druri ose pllaka prej materiali jo të rrëshqitshëm dhe vetëm personeli mund të levizë me këpucë atlete;
  • është e detyrueshme të kalohet tek vaska e ”dezinfektimit të këmbëve”, përpara se të shkohet në pishinë.

Seksioni i pishinave

Seksioni i pishinave – hapësirat perimetrale të pishinës duhet të jenë vetëm për kalimin me këmbë-zbathur dhe/ose shapka dhe të jenë të ndërtuara me material të tillë që të sigurojë pastërtinë, komfortin dhe sigurinë ndaj rrëshqitjes;

Kjo sipërfaqe duhet të parashikohet të jetë afërsisht prej 2 metra përqark pishinës, me material lehtësisht të larshem dhe të papërshkueshëm nga uji dhe me një pjerrësi prej 3 %, për të mos lejuar futjen e ujrave në pishinë.

Në ato raste kur thellësia e pishinës e kalon 60 cm duhet të parashikohen një ose më shumë shkallë të vendosur në përputhje me konfigurimin e pishinës.

Hapësira ndërmjet shkallëve nuk duhet të jetë më e vogël se 5 cm dhe jo më e madhe se 10 cm.

Te dhena rreth pishines

Në pishinat e hapura, hapësira për pushuesit që bëjnë banjo dielli, duhet të ketë një sipërfaqe deri 2 herë sa sipërfaqja ujore e pishinës.

Ndërtimi i pishinës duhet të garantojë sigurinë e përdoruesve dhe një kontroll të plotë në të gjitha anët nga personeli vëzhgues.

Impianti i qarkullimit të ujit në pishinë, duhet të realizoje një qarkullim uniform  dhe të plotë të ujit në të gjitha pjesët e pishinës.

Pishina duhet të ketë të shënuar “thellësinë” e saj në disa vënde të dukshme dhe të lexueshme / shikueshme nga përdoruesit.

Ndërtimi i mureve të pishinës

Ndërtimi i mureve të pishinës duhet të jetë i tillë që të mos përbëje rrezik për përdoruesit.

Në pjesët e pishinës me thellësi deri në 1,80 metra, pjerrësia e fundit nuk duhet te kaloje kufirin e 80 % në pishinat e mbyllura dhe lartësia e godinës nuk duhet të jetë më pak se 3.50 metra, në pjesën e sipërfaqes ujore të pishinës.

Vëndet e fiksimit të korsive, nuk duhet të përbëjnë rrezik për përdoruesit e pishines.

Norma sanitare

Norma sanitare për mjediset higjienike për frekuentuesit:

Dhomat e çveshjes dhe mjediset higjienike (dushe, WC) duhet të kenë një lartësi jo më të vogël se 2,40 metra me ajrim dhe ndriçim të mjaftueshëm;

  • Muret e dhomave të çveshjes dhe WC, dushe duhet të jenë të veshura dëri në lartësinë 2 metra me materiale, që pastrohen dhe lahen lehtë, të papërshkueshme nga uji dhe kundër mykut;
  • Dhomat e çveshjes kolektive dhe individuale duhet të kenë një sipërfaqe jo më të vogël se 1.60 metër katror/person. Veshjet individuale duhet të vendosen në dollape me çelës. Dollapet mund të jenë me sirtarë dhe duhet të jenë rreth 20 cm nga dyshemeja për ajrimin dhe pastrimin e sipërfaqes së dyshemesë.
  • Jo më pak se 4 WC për 25 vënde çveshje, të ndara në mënyrë të barabartë për femrat dhe meshkujt;
  • Mjediset e WC duhet të jenë të paisur me derë që hapet nga jashtë;
  • Jo më pak se 1 dush për 4 vënde çveshje, të ndara në mënyrë të barabartë për femra dhe meshkuj; mund të vendosen mbi 2 tharëse flokësh për dhomë çveshje;
  • Në mjedisin e parabanjos duhet të vendosen të paktën 2 lavamane;

Mjedisi i ndihmës së shpejtë

Komplekset e pishinave duhet të kenë një mjedis (dhomë) të ndihmës së shpejtë, e cila duhet të jetë lehtësisht e shikueshme nga përdoruesit në rast nevoje dhe të ketë tabelë treguese. Në çdo pishinë duhet të administrohen numrat telefonike të urgjencës mjekësore, qëndrës shëndetësore dhe spitalit më të afërt.

Rregulla të brëndshme të mirëfunksionimit:

Rregullorja e brëndshme duhet të jetë  e lexueshme nga përdoruesit dhe të shërbeje për edukimin shëndetësor të tyre dhe mirëfunksionimin e pishinës, sipas çeshtjeve të mëposhtme :

  • Tregues i thellësisë së pishinës dhe pikave ku thellësia zvoglohet;
  • Ndalohet të bëhet zhytje në mungesë të strukturave të përshtatshme;
  • Është e detyrueshme që përdoruesit të bëjnë dush dhe të kalojnë në vendin e larjes së këmbëve, para futjes në pishinë;
  • Të vendoset orari i fuksionimit të pishinës;
  • Ndalohet hyrja e fëmijve nën 12 vjeç të pa shoqëruar;
  • Rekomandohet të përdoret “kapuci”, për një garanci më të madhe të cilësisë së ujit të pishinës;
  • Ndalohet futja në ujin e pishinës në raste se jeni lyer me vajra plazhi ;

Normativa rekomanduese

Normativa rekomanduese për numurin e personave që mund të lahen në pishinë :

  • Në pishinat për fëmijë (thellësia maksimale 60 cm) nmuri maksimal i fëmijëve që lahen njëkohësisht nuk mund të jetë më shumë se 1 fëmijë për metër katror të sipërfaqes ujore të pishinës;
  • Në të gjitha pishinat e tjera numri maksimal i larësve njëkohësisht të pranishëm në pishinë nuk mund të jetë më i madh se 1 person për 2 meter katror të sipërfaqes ujore të pishinës; (ka edhe normë 1 person/1 metër katror të sipërfaqes ujore të pishinës)

Personeli i vëzhgimit në pishinë :

a. Prania e vrojtuesit të pishinës mund të mos jetë e detyrueshme në struktura pishinash (të vogla, ku marrin pjesë vetëm familjarë apo miq-kliente të përhershëm);
b. Prania e vrojtuesit të pishinës është e detyrueshme, sipas këtyre kushteve:

  • Pishinë me sipërfaqe mbi 120 metër katror dhe thellësi mbi 1,40 metër;
  • Të paktën dy anët e pishinës duhet të jenë të lira për vrojtimin nga vëzhguesit; në këtë rast mund të vendosen 2 vëzhgues për 50 metër katror të sipërfaqes së pishinës;
  • Është e detyrueshme prania e personelit të trajnuar për ndërhyrje të ndihmës së shpejtë shëndetsore dhe i disponueshëm gjatë gjithë kohës së funskionimit të pishinës.

Norma të projektimit dhe ndërtimit të pishinës

  • Në pishinat e mbyllura, lartësia e tavanit në çdo pikë të pishinës nuk duhet të jetë më pak se 3,5 metra;
  • Në pishinë duhet të jenë të vendosura « tregues » të thellësisë së ujit në pishinë, lehtësisht të shikueshme nga përdoruesit;
  • Në zonën përqark pishinës (vend pushimi për diellëzim) duhet të vendosen “kosha për mbeturina”;
    për funksionimin normal të pishinës, ndërtohen edhe “kanalet e mbledhjes së ujit të pishinës”, të cilat jo vetëm duhet të sigurojnë mbledhjen e ujit që rrjedh nga përdoruesit, por edhe të shirave; njëkohësisht ky sistem nuk duhet të përbejë rrezik për përdoruesit;
  • Për pishina katrore dhe me sipërfaqe më të medha se 80 metër katror, duhet të jetë e vendosur në dy anët më të gjata të saj;
  • Për pishina me formë te ndryshme, kanali i grumbullimit të ujrave të pishinës nuk duhet të jetë më pak se 75 % e perimetrit të saj;

 

(Në pishinat e vendosura në struktura hoteliere (dhe kur përdoruesit janë bujtës hoteli) nuk është e nevojshme ndërtimi i dhomave të çveshjes;)

Seksioni i impiantit teknik:

Në rastet e pishinave me ujë të ngrohtë, impianti i ngrohjes së ujit nuk duhet të jetë në një mjedis, ku ruhen lëndet për trajtimin e ujit;

Materialet për pastrimin, dezinfektimin e mjediseve dhe produktet kimike që përdoren për trajtimin e ujit të pishinave duhet të mbahen/ruhen në mjedis të veçantë, të ajrisur dhe të ndriçuar mirë;

Produktet kimike për trajtimin e ujit të pishinave duhet të mbahen në amballazhin e tyre origjinal, me etiketë dhe principin aktiv të produktit kimik.

Struktura, impiantet dhe administrimi i pishinave

Norma për strukturën, impiantet, administrimin e pishinave janë si më poshtë:

1. Muret dhe fundi i pishinës duhet të jenë të veshura me material që lahet lehtësisht, të papërshkueshme dhe me ngjyrë të qartë.
2. Pishina duhet të jetë e ndarë nga mjediset e tjera (ku qarkullojnë persona të tjerë që nuk frekuentojnë pishinën) me një zonë me lule (apo dhe ndarëse të tejdukshme) në mënyrë të tillë që të pengojë kalimin e pa kontrolluar në sipërfaqen e rezervuar për përdoruesit e pishinës.
3. Hyrja në pishinë duhet rregulluar në mënyrë të tillë që frekuentuesit të ndjekin një rrugë të detyrueshme nga dhomat e çveshjes, dush, larje-dezinfektim të këmbëve dhe kalimi në rrugë të veshura me dru ose material tjetër jo të rrëshqitshëm (për të ecur këmbëzbathur ose me pantofla); është e këshillueshme bërja e dushit para hyrjes në pishinë.

4. Pishina duhet të jetë ndërtuar me të gjitha elementët për frekuentimin e pishinave edhe nga handikapët (me rampa).
5. Duhet të jenë parashikuar dhe ndërtuar mjedise për shërbimet higjienike në numër 1 kabinet WC për 30 përdorues dhe 2 dushe për 40 përdorues;
6. Trampolina dhe pjataforma duhet të jenë të ndërtuara me material kundër rrëshqitjes; nqs trampolina është me lartësi 1 metër nga siperfaqja e ujit, duhet të respektohet thellësia e pishinës prej 3,5 metra dhe gjatësia e pishinës (të zhytjes) prej 7 metra;
7. Numri maksimal i përdoruesve të pishinës duhet përllogaritur prej 2 metra katror të sipërfaqes së ujit të pishinës për person;
8. Cilido të jetë burimi i furnizimit me ujë të pishinës, treguesit duhet të jenë ato të ujit të pijshëm (fiziko-kimia dhe bakterologjia);
9. Në rastet kur furnizimi me ujë i pishinës nuk bëhet nga rrjeti i qytetit, uji kontrollohet me një frekuencë 1 herë në vitë, për të vlerësuar karakteristrikat e tij konform ujit të pijshëm;
10. Pishina duhet të furnizohet çdo ditë rreth 10% të sasisë që përmban, kjo për shkak të derdhjes jashtë apo avullimit;

11. Sistemi i qarkullimit të ujit të pishinës duhet të jetë i tillë që të realizojë qarkullimin e gjithë ujit të basenit deri 3 herë brenda 24 orëve;
12. Uji i pishinës duhet të pastrohet dhe dezinfektohet në mënyrë të vazhdueshme, duke shtuar lëndet respektive sipas kërkesës dhe nevojës;niveli i klorit të lire duhet të jete 0,7-1,5 mgr/litër ujë cl2;
13. kontrolli i klorit të lirë dhe pH në pishinë është një kriter i thjeshtë dhe i sigurtë për të vlerësuar cilësinë e ujit të pishinës dhe duhet të bëhet 1 herë në çdo 2 orë (ose 2 herë në ditë) dhe të dhënat të hidhen në regjistër/evidencë;
14. Çdo pishinë duhet të jetë e paisur me mjete të pastrimit të mureve dhe fundit të pishinës
15. Prania e vëzhguesit të pishinës është e detyrueshme në: a.pishinat publike; b.pishinat sportive; c.pishinat e fëmijëve;

Disa normativa higjieno - sanitare për pishinat :

Temperatura e ujit në pishinë  të hapur18-30 gradë C;
Temperatura e ujit në pishinë të mbyllur24 – 30 gradë C;
pH në ujin e pishinës7,2 – 7,8
Ngjyra e ujite ujit të pijshëm
Klori aktiv i lirë0,7 – 1,5 mgr/ litër ujë Cl 2
Ngarkesa mikrobike: Escherichia Coli0
Ngarkesa mikrobike: Enterococchi0

Uji i pishinave duhet të plotësojë të gjithë treguesit e tjerë të standartit të ujit të pijshëm (stash: 3984/98)

Mbrojtja e shëndetit publik

Për mbrojtjen e shëndetit publik dhe të përdoruesve të pishinës nga sëmundjet që mund të transmetohen nga uji apo rreziqe të tjera që lidhen me përdorimin e pishinës, kanë për detyrë:

  • Organet e administrimit të pishinës, në rast të prishjes së parametrave të cilësisë së ujit, dëmtimit të përkohshëm të impiantit të pastrimit dhe mungesës së lëndëve për pastrimin e ujit,  ndalojnë përdorim e pishinës dhe merr të gjitha masat për rregullim e tij; Ai është i detyruar të njoftojë organet e shëndetit publik (Inspektoriatin Sanitar Shtetëror) për masat e marra për rregullimin e difektit dhe përmirsimin e cilësisë së ujit të pishinës;
  • Organet e kontrollit (Inspektoriati Shëndetsor Shtetëror) gjatë kontrolleve periodike/paraprake marrin masa deri në pezullimin e përdorimit të pishinësnë rastet kur:
  • Shkelen parametrat e cilësisë së ujit të pishinës;
  • Lëndet për trajtimin e ujit nuk janë brënda normave;
  • Mjediset higjienike nuk janë brënda rregullave h/s;
  • Numri i përdoruesve është mbi normative;

Masa të tjera administrative

Në rast të shkeljeve të rregullave të këtij Vendimi, Inspektorati Sanitar Shtetëror, merr edhe masa të tjera administrative që janë në Ligjin no 7643, datë 02.12.1992 “Për Shëndetin Publik dhe Isnepktoriatin Sanitar Shtetëror” i ndryshuar.

  • Ministria e Mjedisit (Agjensia Rajonale e Mjedisit), merr masa mbështetur në ligjëshmërinë në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe kur shkelen rregullat e përgjithshme që mund të sjellin ndotje të mjedisit dhe ujrave sipërfaqësore;
  • Ministria e Turizmit, kur ndërtimi dhe funksionimi i pishinës/kompleksit është jashtë rregullave të kësaj rregullore;
  • Pushteti Vendor, me strukturat e tij të specializuara, merr masa mbështetur në ligjëshmërinë në fuqi dhe akte të tjera të administrimit të territorit në juridiksionin e tij.

POWATEC ofron të gjitha llojet e pishinave rezidenciale.