Projekti

Projekti

Eksperienca shumë vjeçare në tregun Shqiptar dhe Gjerman

POWATEC me eksperiencën e saj shumë vjeçare në tregun Shqiptar dhe Gjerman në fushën e projektimit të pishinave të të gjitha llojeve, realizon të gjitha llojet e projekteve të pishinave dhe ofron të gjithë përvojën e saj për projektimin dhe mirëmbajtjen e pishinave. Ne ofrojmë zgjidhje të tilla që garantojnë sigurinë dhe komfortin e pishinës Suaj të të gjitha llojeve, pishina publike, për pushim apo për gara, pishina hotelesh, resortesh, parqe akuatike dhe kompelkse sportive. Çdo projekt është i vecantë dhe i detajuar.
POWATEC siguron që projekti dhe realizimi të jenë të siguruar nga ekspertë të fushës. Klienti do të shohë se si merr jetë projekti në një kohë shumë të shkurtër. Po mbi të gjitha ne disponojmë një ekip shumë të specializuar si në fazën e projektimit ashtu edhe në atë të zbatimit.

Teknika

Teknika e pishineës lejon të pastrohet mekanikisht uji i pishinës. Papastërtitë mekanike si pluhra, vajra plazhi, etj qëndrojnë në përgjithësi në sipërfaqen e pishinës. Sipas koncepteve të sotme sa më mirë të pastrohet sipërfaqja e ujit aq më cilësor është ai. Sistemi i filtrimit është ai sistem që realizon pastrimin mekanik të pishinës. Ekzistojnë dy teknika të qarkullimit të ujit në pishinë. Teknologjia me skimer dhe teknologjia me kapërderdhje.

Skimerat

Funksioni i tyre kryesor është thithja dhe eliminimi i papastërtive që qëndrojnë në sipërfaqen e ujit. Ato vendosen sipas një projekti në pika të caktuara të perimetrit të pishinës. Mund të jenë plastike apo inoksi.

Kapërderdhja

Është një kanal që rrethon pishinën apo një pjesë të saj. Për një funksionim normal, është e domosdoshme që gjithë perimetri të jetë i niveluar. Kjo ka rëndësi të madhe edhe për anën estetike te pishinës. Sipas normave europiane në fushën e pishinave, teknologjia e ujit me kapërderdhje është e domosdoshme në pishinat publike.

Vendosja e teknikës

Ka disa opsione për përcaktimin e vendit në të cilin do të vendoset teknika e pishinës. Për teknikat e parafabrikuara (janë ambiente teknike që vijnë të montuara nga prodhuesi) problemi është më i lehtë sepse ato zënë një vënd shumë të limituar dhe montimi ëshë relativisht i lehtë. Për pishinat të cilat kanë nevojë për një sallë teknike duhen mbajtur parasysh disa kushte teknike për vendosjen e sallës. Së pari salla e teknikës duhet të projektohet me një hapësirë të përshtatëshmë për madhësinë e aparaturave që do të montohen në të. Hapësira duhet të jetë e tillë që të lehtësojë punën e mirëmbajtjes dhe të shëbejë si një magazinë e vogël për mbajtjen e kimikate të pajisjeve të pastrimit etj gjatë sezonit të perdorimit të pishinës. Hyrja në sallën e teknikës duhet projektuar që të jetë sa më e lehtë. Salla e teknikës duhet të ketë një ventilim të mjaftueshëm në mënyrë që aparaturat të funksionojnë në kushte normale.