Këshilla per Pishina

Këshilla për Pishinat

Hapja e sezonit

Vënia ne pune e pishines

Në fillim të sezonit duhen reazuar disa hapa për vënien në punë të pishinës. Objektivi është që të gjitha pajisjet e instaluara të jenë në kushte të mira për të përballuar sezonin që po vjen. Ky operacion fillon në fillim të pranverës në mënyre që të ketë kohë të mjaftueshme për të riparuar ndonjë difekt të vogël dhe të mos ketë probleme gjatë sezonit të shfrytëzimit.

Vaska e pishinës

  • Në rast se pishina ka mbulesë, ajo hiqet dhe lihet për tu tharë dhe mëtej konservohet për në fund të sezonit. Vendosja e mbulesës rekomandohet në mënyrë që uji të mos ndotet, të kufizohet zënia e algave dhe si element sigurie. Kjo mbulesë rekomandohet edhe gjate sezonit.
  • Më tej procedohet me larjen e vaskës së pishinës, pastrimin e skimerave dhe të koshave të tyre duke eliminuar ndonje difekt të vogël. Kontrollohen gjithshtu dizat, kanali i kapërderdhjes, grila e kanalit, që lahen me ujë me presion dhe pastrues.
  • Provohet funksionimi i ndricimit nënujor si dhe i kutive hermetike elektrike.
  • Për pastrimin e vaskes duhet të përdoren materiale që nuk dëmtojnë veshjen e vaskës
  • Në rastet që hiqet uji i pishinës bëhet pastrimi më i mirë i vaskës.
  • Në fund shikohet gjëndja e shkallëve, trampolinës etj.

Dhoma e teknikës

  • Është pjesa me e rëndësishme e pishinës. Fillimisht hiqen papastërtitë që mund të ketë zënë lokali gjatë periudhës së dimrit.
  • Vendoset pompa në pozicionin e saj duke kontrolluar dhe pastruar  më parë parafiltrin. Kontrollohet motori elektrik dhe pjesët hidraulike. Kontrollohen lidhjet e tubave, kundravalvolave, saracineskave etj. Duhet kushtuar kujdes ndaj cdo lloj anomalie që vërehet dhe në rast se nuk i gjëndet zgjidhje duhet drejtuar tek persona të specializuar.
  • Hapet filtri i rërës dhe kontrollohet gjëndja e saj. Në rast se rëra paraqitet e forcuar apo e mbushur me alga duhen përdorur produkte kimike për shkriftimin e saj. Në rast se nuk arrihet shkriftimi rëra duhet ndërruar. KUJDES në çdo rast rëra e filtrit duhet ndërruar një herë në tre vjet në mënyrë që të arrihet një pastrim mekanik normal i ujit të pishinës.
  • Depozita kompensuese pastrohet me kujdes dhe më pas kontrollohet gjëndja e izolimit dhe e galexhandit.
  • Bëhet qarkullimi i ujit vetëm nëpër tuba dhe ai ujë nxirret jashtë. Në rastet  kur kjo është e pamundur mbushet pishina me një sasi uji të domosdoshme për të realizuar qarkullimin, bëhet pastrimi i tubave duke e qarkulluar për rreth 30 minuta dhe nxirret përsëri uji jashtë.

Sjellja e ujit në parametra

Në çdo lloj pishine qoftë të mbuluar apo jo, është e domosdoshme rikthimi i ujit në kushtet ideale për banjo. Së pari duhet mbushur me ujë pishina deri në nivelin sipas teknologjisë së qarkullimit të ujit. Gjatë mbushjes duhet të klorifikohet ujit dhe PH të jetë në nivelin e kërkuar.
Mbasi pishina të mbushet duhet të bëhet një trajtim tip shock me klor granulat. Gjatë këtij operacioni mund të shtohet edhe dezalginë për ëliminimin e algave. Një aspekt tjetër është edhe përdorimi në masën e duhur i flokut për pishina si dhe i acidit për uljen e PH.

Pajisjet e tjera

Në rast se disponohen pajisjet për matjen e kimisë së ujit rekomandohet që mirëmbajtja e tyre të bëhet pranë specialistëve të firmës POWATEC.

Gjatë dimrit

Edhe gjatë periudhës së dimrit nuk duhet harruar që pishinës ti bëhen disa shërbime të domosdoshme. Një konservim i mirë ndihmon për rritjen e jetëgjatësisë së pajisjeve te pishinës. Po ashtu është e rendësishme të ruhet sasia e ujit sidomos në rastet kur ky i fundit mungon.